Ronaldo ‘çmend’ tifozët me kërcimin tradicional arab (video)
30 gusht 2023
| 18:36
Cristiano Ronaldo ka bërë një kërcim tradicional saudit gjatë fitores 4-0 të marrë nga Al Nassr kundër Al Shabab mbrëmjen e së martës.
Një moment ky që është bërë viral në rrjetet sociale në Arabinë Saudite, që kanë shpjeguar se festimi i Ronaldo-s është një homazh për kërcimin saudit ardah.
Ardah është një kërcim popullor, shpesh i shoqëruar me daulle, që mund të ketë edhe dy rreshta me burra që mbajnë shpata në duar.