
Ronaldo, Coutinhos: Barça sillet keq me brazilianët
29 dhjetor 2017
| 13:56
Ish-ylli brazilian i Kombetarës dhe i shumë skuadrave të mëdha evropiane, Ronaldo i ka bërë me dije Philippe Coutinhos se Barcelona i trajton keq futbollistët brazilianë.
“Isha shumë më i lumtur dhe më i lidhur te Real Madridi, përkundër që kam jetuar një vit shumë të mirë te Barcelona. Në fund historia ime me Barçën ishte shumë e keqe, e ngjashme me atë të Neymarit. Barcelona gjithmonë ka pasur probleme me lojtarët brazilian: Neymarin, Romarion, Ronaldinhon dhe mua. Të gjithë jemi trajtuar keq nga klubi në fund, përkundër kontributit dhe përkushtimit të madh”, ka thënë Ronaldo.