Ronaldo: CR7 jo më i miri në histori, ja 10-shja më e mirë

27 shkurt 2025 | 12:32

Debati se kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave vazhdon të ngjallë opinione të ndara dhe këtë herë Ronaldo Nazario ka vënë në pikëpyetje fjalët e Cristiano Ronaldos.

Braziliani, dy herë kampion i Kupës së Botës, e ka pranuar madhështinë e yllit portugez, por nuk ndan pretendimin e tij për të qenë lojtari më i kompletuar dhe më i madhi i të gjitha kohërave.

Për të, sulmuesi i Al-Nassr meriton një vend në mesin e elitës, por jo në kulmin absolut të futbollit.

“Cristiano Ronaldo ka pasur një karrierë fantastike, ai ka bërë gjëra të mrekullueshme, duke përfshirë ndryshimin e pozicionit nga anësor i majtë në sulmues qendror. Dhe kjo nuk është një gjë e lehtë. Është e sigurt që ai është një nga më të mirët në historinë e futbollit. Më i miri? Nuk jam dakord. Por unë e respektoj pozicionin e tij. Ai është ndër më të mirët në histori. Do të thosha në top dhjetëshen”, ka thënë Ronaldo.

Braziliani e përjashton veten nga gara: “Nuk më pëlqen të flas për këtë. Mendoj se njerëzit kanë një opinion shumë të lartë për veten. Preferoj që njerëzit të flasin për situatën time, kush jam dhe çfarë kam bërë”. 10-shja më e mirë sipas ish-yllit brazilian: “Pele në vendin e parë, Maradona dhe Messi së bashku në të dytin. Më pas një seri lojtarësh: Zico, Romario, Cristiano Ronaldo, Van Basten, Figo, Rivaldo”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të tjera sfida emocionuese dhe shumë surpriza në sfidat e…