Ronaldo dënohet në Arabi për gjestin e pahijshëm
29 shkurt 2024
| 11:08
Cristiano Ronaldo është dënuar me një ndeshje moslojë për shkak të reagimit të tij ndaj tifozëve të Al Shabab, kur këta të fundit thërrisnin emrin e Lionel Messit.
Lojtari i Kombëtares së Portugalisë ishte bërë nervoz kur dëgjonte tifozët e ekipit kundërshtar, duke kënduar emrin e yllit argjentinas në Arabinë Saudite.
Ronaldo e ka bërë një gjest të pahijshëm në drejtim të tyre dhe prandaj klubi i Al Shabab çoi kërkesën në disiplinë për ta dënuar ish-lojtarin e Real Madridit.
Sulmuesi i Al Nassr do të mungoj në ndeshjen e ardhshme dhe është dënuar edhe me 2 500 euro.
Messi has ruined Ronaldo’s mental health😭😭pic.twitter.com/0fGxKNX5jJ
— J☔ (@Shadygize) February 25, 2024