Ronaldo: Do t’i kthejmë ëndrrat në realitet

18 qershor 2024 | 17:00

Cristiano Ronaldo po bëhet gati për debutimin me kombëtaren e tij, në atë që mund të quhet praktikisht evropiani i tij i fundit në karrierë.

Në prag të sfidës përballë kombëtares çeke, CR7 u ndal të fliste përballë gazetarëve.

“Sot nisim një rrugëtim të ri, e mbaj mend shumë mirë ditën time të parë në kombëtare dhe më pas vijoi një histori sfidash dhe suksesi. Jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre, një ekip kampionësh, e mbushur me talente. Me mbështetjen tuaj, do mundohemi t’i bëjmë ëndrrat realitet”, përfundoi deklaratën e tij portugezi, që nuk e fsheh dëshirën për përsëritjen pse jo, të suksesit të 8 viteve më pare, kur në Francë, Portugalia u shpall kampione e Evropës për here të parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti amerikan i Thesarit ka sanksionuar të martën një rrjet…