Ronaldo: E dua futbollin, por e mendoj jetën edhe pa të
01 tetor 2019
| 15:25
Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se ai ende e dashuron futbollin, mirëpo ka filluar ta shijoj jetën jashtë kësaj loje. Portugezi po vazhdon të jetë në nivele të larta edhe përkundër se është 34-vjeçar. “Nuk jam një njeri i çmendur”, ka thënë portugezi për Sport Bible.
“Nuk jam i pasionuar në stërvitje, jam i pasionuar në sukses, gjë që është e ndryshme. Unë ende e dua futbolli. E dua mbështetjen e tifozëve dhe njerëzve që e duan Cristianon. Nuk ka rëndësi mosha, gjithçka ka të bëjë me mentalitetin”, ka thënë Ronaldo.
“Në pesë vitet fundit kam filluar ta shijoj këtë proces dhe ta shikoj jetën jashtë futbollit, kështu që ende nuk e di se çfarë do të ndodhë në vitin tjetër apo pas dy vitesh”, ka shtuar Ronaldo.