
Ronaldo: E meritoja ‘Topin e Artë’
10 dhjetor 2018
| 13:28
Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është i bindur se ai e ka merituar “Topin e Artë”.
“Mendova se e meritoja, bëra gjithçka në fushë, numrat nuk gënjejnë. Por, nuk është fundi i botës, unë respektoj vendimin. Urime për Modriq”, ka thënë Ronaldo.
I pyetur se a është i zhgënjyer se nuk u shpall fitues, portugezi është përgjigjur: “Po, por jeta vazhdon dhe unë do të punoj shumë për ta fituar atë vitin e ardhshëm”.
/Epoka e re/