Ronaldo: E merituam fitoren ndaj Genoas

31 tetor 2019 | 15:46

Cristiano Ronaldo ia siguroi Juventusit fitoren në ndeshjen ndaj Genoas (2-1),  pasi shënoi në  fund të ndeshjes golin e fitores nga penalltia.

Ylli portugez është shprehur i lumtur me fitoren e arritur në një ndeshje shumë të vështirë.

“Jam i lumtur. Ishte një ndeshje shumë e vështirë kundër një ekipi të organizuar mirë ama ne jemi Juventusi, dhe motoja jonë është të luftojmë deri në fund. Jemi të lumtur me tri pikët. Kemi krijuar shumë dhe e merituam fitoren. Fakti që Interi ishte i pari në renditje, ishte stimulues shtesë për ne”, ka thënë Ronaldo.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vlerësuar se Komisioni…