Ronaldo: E pamundur ta kaloni një ditë pa më përmendur, vazhdoni gënjeni
29 korrik 2022
| 16:17
Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, ka reaguar pas spekulimeve të përditshme lidhur me të ardhmen e tij. Plot shkruajnë që ai do që të largohet nga “Djajtë e Kuq”.
Të tjerët shkruajnë se e refuzoi Paris Saint-Germaini, Bayern Muncheni dhe Chelsea. Dikush shkroi se ai po negocionte me rivalin e ish-klubit të tij Real Madridit, Atletico Madridin.
“E keni të pamundur pa e kaluar një ditë duke mos më përmendur, përndryshe shtypi nuk fiton para”, ka komentuar Ronaldo në “Instagram”. “Ju e dini që nëse nuk gënjeni, atëherë nuk e fitoni vëmendjen e njerëzve. Vazhdoni rreni dhe ndoshta një ditë ia qëlloni”, ka shtuar Ronaldo.