Ronaldo, futbollisti i vitit në Portugali
03 shtator 2019
| 17:53
Futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo e ka fituar një tjetër trofe të rëndësishëm individual, duke siguruar për të dhjetën herë çmimin si futbollisti më i mirë i vitit, në Portugali.
Ronaldo i cili po zhvillon sezonin e tij të dytë në Itali, u largua nga Reali pas 9 vitesh dhe menjëherë triumfoi me bardhezinjtë edhe në gadishullin apenin, duke fituar 2 trofe (Kampionat, Superkupë). Madje në qershor, ai fitoi dhe me Portugalinë trofeun e Ligën e Kombeve. Bashkë me të në garë për këtë çmim, ishte dhe Joa Felix, i cili bëri në sezon të shkëlqyer, por jo aq sa të rrëmbente trofeun nga Ronaldo.