Ronaldo, futbollisti më i paguar në Serinë A
Futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është lojtari më i paguar në sezonin e Serisë A, me 31 milionë euro, njoftoi sot media italiane. Sipas gazetës “The Sport”, liga italiane, Seria A shpenzon 1.36 miliard euro për pagat bruto, shifër kjo më e larta në historinë e ligës.
Ronaldo merr një pagë javore prej 600 000 eurosh, ndërsa ekipi i Juventusit shpenzon 294 milionë euro për paga krahasuar me ekipin e Interit, i cili është i dyti në këtë segment, me 139 milionë euro, përcjell rel. Bashkëlojtari i Ronaldos, në ekipin e Juventusit, Matthijs de Ligt, është i dyti në fitimet individuale në sezon, me tetë milionë dhe me një bonus prej katër milionë eurosh.
I treti është Romelu Lukaku i Interit, i cili merr 7.5 milionë euro në sezon, me 1.5 milion bonuse. Futbollisti i Napolit, Kalidou Koulibaly, merr gjashtë milionë euro ashtu si portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma dhe sulmuesi i Romës, Edin Dzeko. Për sa iu përket shpenzimeve të klubeve për paga, pas Juventusit dhe Interit pasojnë Roma me 125 milionë, Milani me 115, Napoli me 103 dhe Lazio me 72 milionë.