Ronaldo, gati rinovimin me vlerë 200 milionë euro me Al Nassrin
Cristiano Ronaldo dhe Al Nassr sërish bashkë. Sipas asaj që është raportuar nga shtypi saudit, por edhe nga shtypi spanjoll, në fakt, sulmuesi portugez është gati të nënshkruajë një rinovim të kontratës deri në qershor 2026 me vlerë 200 milionë euro.
Një marrëveshje që do të bëjë që Ronaldon të luajë deri në moshën 41 vjeçare. E ardhmja e Ronaldos do të vazhdojë të jetë në Ligën Saudite. Rinovimi i futbollistit (i cili do të festojë ditëlindjen e tij të 40 në shkurt) do të zgjasë për një vit praninë e tij në Arabinë Saudite, vend i cili po përgatitet edhe për organizimin e Botërorit 2034, ambasador i të cilit është Ronaldo.
Në Al-Nassr që nga viti 2023, Ronaldo ka luajtur në 84 ndeshje për klubin saudit, duke shënuar 75 dhe duke dhënë 18 asistime.