Ronaldo i dashuruar marrëzisht në Georginën, ky është mesazhi që i shkroi për Shën Valentin
14 shkurt 2023
| 16:05
Cristiano Ronaldo nuk heziton të tregoj publikisht dashurinë që ka ndaj gruas, Georginës.
Ditën e sotme publikoj një fotografi duke e uruar për ditën e të dashuruarve.
“Gëzuar ditën e Shën Valentinit dashuria ime! Jam me fat që të kam në jetën time”, shtoi ai.
Kujtojmë që Georgina ka qenë shtylla kryesore e CR7 viteve të fundit dhe futbollisti thotë se është i bekuar me të.