Ronaldo: I lumtur që u riktheva

01 gusht 2022 | 17:29

Cristiano Ronaldo mbetet një emër fiks në media, kjo për vetë faktin se ylli portugez nxori veten në merkato, por ndryshe nga se pritej, ofertat për të nuk ishin në lartësinë e pritshmërive.

I gjendur përballë një situatë të tillë, pas një mungesë të gjatë, CR7 vendosi të rikthehej në “Old Traford”, madje të dielën zbriti në fushë në miqësoren kundër Rayo Vallecano. Ronaldo qëndroi në fushë kundër ekipit të Balliut për 45 minuta, por pa mundur të lë gjurmë.

“I lumtur që u riktheva”, shkruan CR7 duke lëshuar një sinjal mbi të ardhmen e tij. Me sa duket Ronaldo ka ndërmend të respektojë kontratën e tij që i përfundon në fund të këtij sezoni, për tu larguar më pas si një lojtar i lirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampion e Kosovës në futboll, Ballkani të enjten do…