Ronaldo ia kushton djalit të tij të vdekur golin e 100-të në Premier League

23 prill 2022 | 19:08

Cristiano Ronaldo përkujtoi djalin e tij të vogël pasi shënoi golin e 100-të në Premier League, në rikthimin e tij në fushë me Manchester United, pas vdekjes tragjike të djalit të tij.

Topçinjtë e filluan ndeshjen me epërsi 2-0, por Ronaldo shpejt tërhoqi skuadrën e tij përsëri në lojë duke ngushtuar rezultatin.

Pas shënimit të golit, ai drejtoi gishtin drejt qiellit në shenjë nderimi për djalin e tij të vogël, i cili vdiq gjatë lindjes.

Tifozët e Arsenalit dhe Manchester United ishin bashkuar për të duartrokitur Ronaldon në minutën e shtatë për të treguar mbështetje pas humbjes tragjike.

Ky ishte goli i 22-të i Ronaldos në sezon që nga ribashkimi me Djajtë e Kuq nga Juventusi. Nga golat e tij, 16 janë në Premier League, duke i shtuar 84-ve që ai shënoi gjatë periudhës së tij fillestare në Angli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkupi është shpallur kampion në Superligën e futbollit në Maqedoninë…