Ronaldo: Isha afër transferimit në Barcelonë

04 shkurt 2025 | 11:54

Cristiano Ronaldo konsiderohet si legjendë e Real Madridit.

Mirëpo, nëse kthehemi rreth dy dekada më parë, historia e yllit portugez ka mundur të ishte krejt ndryshe.

39 vjeçari ka zbuluar se rrugëtimi i tij drejt majave të futbollit ka mundur të kalonte kah Barcelona.

Në fakt, sa ishte pjesë e Sporting Lisbonës në vitin 2003, CR7 ka mundur t’i bashkohej gjigantit katalunas.

Por, sipas tij, “Blaugrana” me gjasë deshën të prisnin edhe një vit para se ta transferonin në “Camp Nou”, por që në atë verë më i shkathtë u tregua Manchester United, i cili e mori atë në “Old Trafford”.

“Po, ishte periudha kur unë isha duke luajtur në Sporting Lisbonë dhe e kisha mundësinë që t’ju bashkohesha disa klubeve të ndryshme, një prej së cilave ishte edhe Barcelona”, deklaroi fillimisht Ronaldo në intervistën e fundit.

“E mbaj mend si sot, isha me një person nga Barcelona, e cili e dëshironte transferimin tim, por nuk ndodhi”, shtoi pesë herë fituesi i Topit të Artë.

“Ndoshta ata (Barça) deshën të më transferojnë, por jo atë vit, por në vitin pasues. Pastaj, një klub erdhi dhe më transferoi menjëherë”, shpjegon pesë herë fituesi i Topit të Artë, duke aluduar në “Djajtë e Kuq”.

“Ju e dini se sa shpejtë lëviz gjithçka në futboll”, përfundoi Ronaldo.

Pas Man Utd, Ronaldo përfundoi në Real Madrid, ku e shkroi historinë, ndërsa më pas iu bashkua Juventusit, derisa tash është pjesë e Al Nassr në Saudi Pro League.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se…