Ronaldo: Isha tepër nervoz, prisja ta shënoja një gol por jo dy

12 shtator 2021 | 11:56

Cristiano Ronaldo ka thënë se ishte tepër nervoz para se t’i shënonte dy gola në kthimin e shumëpërfolur në Manchester Unitedin në fitoren 4:1 kundër Newcastle United të shtunën.

Sulmuesi 36-vjeçar e bëri paraqitjen e parë për Unitedin pas 12 vjetëve në një atmosferë të zjarrtë në Old Trafford,.

Ronaldo i shënoi dy golat e parë të Unitedit por tha pas ndeshjes se nuk priste të shënonte më shumë se një gol.

“Nuk prisja t’i shënoja dy gola. Prisja ta shënoja një por jo dy. Ishte një çast i pabesueshëm”, tha Ronaldo pas ndeshjes.

Ronaldo i kishte shënuar 118 gola në 292 paraqitje për Unitedin nga viti 2003 deri në vitin 2009, kur ishte larguar për t’iu bashkuar Real Madridit.

Tifozët e Unitedit, të veshur me fanellën e CR7, bënë atmosferë të zjarrtë në Old Trafford nga ngazëllimi për kthimin e portugezit.

Ata e brohoritën emrin e Ronaldos para fillimit të ndeshjes dhe shumë kohë pas përfundimit të saj kur 36-vjeçari po fliste për media.

“Është e pabesueshme. Kur e nisa ndeshjen isha tepër nervoz”, ka deklaruar Ronaldo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) pritet që…