Ronaldo: Jam lojtari më i kompletuar në historinë e futbollit

04 shkurt 2025 | 15:18

Debati për lojtarin më të mirë në histori të futbollit vazhdon të bëjë bujë.

Të shumtë janë tifozët që më të mirin e zgjedhin mes Cristiano Ronaldo-s dhe Leo Messi-t, por ka edhe nga ata që zgjedhin mes brazilianit Pele dhe argjentinasit Diego Armando Maradona.

Në lidhje me këtë së fundmi ka folur edhe vetë Cristiano Ronaldo, cili për “La Sexta”, e konsideroi veten si më të mirin në historinë e futbollit. Portugezi theksoi se është më i kompletuar nga të gjithë.

“Mendoj se jam lojtari më i kompletuar në historinë e futbollit. Ky është mendimi im. Mund të jetë çështje shije, por mendoj se unë jam më i miri. Unë bëj gjithçka në futboll. Jam i shpejtë, i fortë, kërcej shumë, gjuaj mirë me këmbën e majtë.

Shija është gjë tjetër, mund të preferoni Messin, Pele apo Maradonën, por të thuash që Ronaldo nuk është i kompletuar, është një gënjeshtër. Unë jam më i kompletuari. Nuk shoh njeri më të kompletuar se unë dhe këtë ua them me gjithë zemër. Edhe nëse shënoj 920, 925 apo 930 gola, përsëri më i miri i historisë jam unë”, deklaroi CR7.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha, deputet aktual dhe kandidat për deputet në…