Ronaldo: Juve ma jep mundësinë sërish ta fitoj Ligën e Kampionëve

07 shkurt 2020 | 14:00

Cristiano Ronaldo pretendon se Juventusi i jep atij mundësi ta fitojë një trofe tjetër në Ligën e Kampionëve, duke thënë se një gjë e tillë është e mundur me ekipin aktual të bardhezinjve.

35-vjeçari i ka shënuar 22 gola në 28 ndeshje dhe së fundmi e ka gjetur formën më të mirë. Ai e ka pranuar se synimi i tij është ta fitojë edhe një trofe tjetër në Ligën e Kampionëve, i cili do të ishte i gjashti për të.

“Fakti që luaj në Juventus më jep mundësi ta fitoj atë përsëri. Ne e dimë që është e vështirë, sepse varet në shumë faktorë, por është e mundur sepse ne kemi ekip të mirë. Duhet të ecim përpara hap pas hapi”, ka thënë Ronaldo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka nënshkruar memorandum…