Ronaldo: Kam fituar gjithçka, por botërori mbetet ëndërr
31 dhjetor 2020
| 13:50
Cristiano Ronaldo është ende duke mbajtur shpresa për t’u bërë kampion i botës me Portugalinë.
Sulmuesi i Juventusit do t’i ketë mbushur 37 vjet në kohën kur Kupa e Botës 2022 do të mbahet në Katar, e cila do të jetë mundësia e tij e fundit për ta fituar trofeun më të dëshirueshëm në futboll.
Ai ka deklaruar se synimi i tij është Kupa e Botës. “Siç ju kam thënë shumë, shumë herë, ëndrra ime është të fitoj diçka me ekipin kombëtar të Portugalisë dhe i kam fituar dy tituj, të cilët më kanë bërë të lumtur. Kam fituar me çdo klub për të cilin kam luajtur, por Kupa e Botës është ëndërr”, ka deklaruar ai.