Ronaldo kërkon t’i ulet çmimi
30 dhjetor 2017
| 12:38
Cristiano Ronaldo raportohet se ka kërkuar nga Real Madridi që të konsiderojë shitjen e tij për 89 milionë funte.
Ronaldo ka kontratë me “Mbretërit” deri në vitin 2021 dhe klauzolë lirimi prej 887 milionë funteve, por portugezi vazhdon të lidhet me një largim nga Bernabeu gjatë verës.
Pasi nuk ka ndonjë klub që do të mund të paguante këtë klauzolë, Ronaldo ka kërkuar nga klubi që t’i caktojë një çmim më real.
Sipas Daily Record, 32-vjeçari është i gatshëm që të luftojë për një largim nga klubi spanjoll shkaku i prishjes së marrëdhënieve me presidentin Florentino Perez.