Ronaldo kritikohet për mosrespektim të masave qeveritare, bën festë në shtëpi

21 prill 2020 | 10:01

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka organizuar një festë në shtëpinë e vet për mbesën, përderisa po vazhdon të jetë i vetizoluar në Madeira. Por, numri i madh i mysafirëve ka bërë që portugezi të kritikohet, veçanërisht nga italianët.

Një video e publikuar në rrjete sociale, ku Cristiano Ronaldo shihet duke e festuar ditëlindjen e mbesës së tij Alicia, bashkë me disa familjarë të tjerë ka ngjallur kritika të shumta drejt portugezit, shkaku i udhëzimeve për parandalimin e përhapjes së virusit “Korona”, transmeton Express.

Sulmuesi i Juventusit është për momentin në Portugali, ku shteti ka shpallur gjendjen emergjente dhe ku qytetarët janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi dhe ta mbajnë distancën sociale.

Megjithatë, në klip shfaqen të paktën 18 njerëz, përfshirë këtu nënën e Ronaldos, Dolores Aveiro, e cila pësoi goditje në tru më 3 mars, të grumbulluar në një shtëpi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse paraqitet nevoja për veshkë për presidentin Hashim Thaçi, tashmë…