
Ronaldo kryen stërvitjen e parë si bardhezi
31 korrik 2018
| 16:23
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo së bashku me yjet e tjerë të Juventusit: Dybala, Higuain, Cuadradon, Costa dhe Bentacur, zbritën në fushën e blertë të kompleksit stërvitor të Contiasës për të tu stërvitur.
Kjo ishte stërvitja e parë e CR7 me bardhezinjtë, pas transferimit nga Reali i Madridit. Ndërkohë që Juventusi ndodhet në Amerikë ku po merr pjesë në turneun miqësor, International Champions Cup. Lojtarët u stërvitën nga ndihmësi i Allegrit, Aldo Dolçeti, i cili u kthye nga Amerika, për të qenë në dispozicion të lojtarëve në Torino.