Ronaldo kthehet në stërvitje me skuadrën e parë të Man Unitedit
25 tetor 2022
| 14:36
Cristiano Ronaldo është kthyer në stërvitje me skuadrën e parë.
Të paktën kështu ka konfirmuar vetë Fabrizio Romano.
Lojtari, në orët e hershme të mëngjesit, ka pasur një takim me trajnerin Erik Ten Hag, pas incidentit që ka ndodhur në ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur që e la portugezin jashtë grumbullimit për takimin me Chelsean.
Mbetet të shihet nëse lojtari do të ketë minuta për ndeshjen ndaj Sheriffit për Europa League.