Ronaldo largohet nga qendra stërvitore e Juventusit, shumë afër transferimit në City

27 gusht 2021 | 11:24

Cristiano Ronaldo ka ndarë rrugët me Juventusin. Ylli portugez do të nisë një aventurë të re, teksa Manchester Siti pritet të jetë destinacioni i radhës.

CR7 sot është përshëndetur me shokët e skuadrës dhe ka lënë qendrën stërvitore, teksa nuk mori pjesë në seancën e ditës së sotme. Media e gazetarë të ndryshëm kanë publikuar edhe video nga momenti i largimit të Ronaldos nga qendra stërvitore e bardhezinjve “Continassa”.

Largimi i yllit portugez, ka shkaktuar një kolpo të madhe te klubi më i titulluar në Itali, teksa drejtuesit tashmë kanë nisur të mendojnë për pasardhësin e Ronaldos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot nga ora 12:00 do të hidhet shorti i fazës…