Ronaldo: Liga e Arabisë, më e mirë se e Amerikës

18 korrik 2023 | 08:29

Al Nassr ka zhvilluar ndeshje miqësore të hënën në mbrëmje, ku ka pësuar humbje të thellë 5-0 nga Celta Vigo.

Pjesë e formacionit bazë ishte Cristiano Ronaldo, i cili pas ndeshjes ka treguar se i ka mbyllur derën futbollit evropian, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

“Nuk do të kthehem në futbollin evropian, ajo derë është mbyllur. Jam 38 vjeçare dhe futbolli evropian e ka humbur kualitetin, përveç Premier League”, tha Ronaldo.

Tutje 38 vjeçari ka thënë se liga ku gjendet do të jetë në mesin e më të mirave në botë, ndërsa tash është më e mirë se ajo e Amerikës.

“Liga e Arabisë Saudite është më e mirë se ajo e Amerikës. Vendimi im për të ardhur këtu ka ndikuar që të vijnë edhe lojtarë të tjerë të nivelit të lartë. Është fakt. Kur i’u bashkova Juventus, Serie A ishte e vdekur, pastaj arrita unë dhe ajo u ringjallë. Kudo që shkon Cristiano, rritet interesimi, kështu që edhe më shumë lojtarë të mirë do të vijnë në Arabi. Për një vit, liga e Arabisë Saudite do ta tejkalojë Turqinë dhe Holandën”, tha Ronaldo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Steve Rose / The Guardian Triumfi në çmimet Oscar…