
Ronaldo: Mbappe më kujton ditët e mia më të mira
25 dhjetor 2022
| 12:52
Ronaldo Fenomeni ka pasur vetëm fjalë të mira për sulmuesin e Francës, Kylian Mbappe.
Ronaldo e vlerëson në maksimum yllin e njohur për atë që ka dhënë në Botërorin e Katarit.
“Më kujton ditët e mia më të mira. Të jesh i paparashikushëm me e pa top dhe si të dalësh më mirë nga situatat një për një. Është mbresëlënës. Ai luajti një turne të shkëlqyer nga ndeshja e parë deri në finale. Edhe kur nuk shënonte, qoftë kundër Anglisë në çerekfinale apo kundër Marokut në gjysmëfinale, ai ishte vendimtar çdo herë, me asistime”, ka thënë Ronaldo.