Ronaldo mbështet Superligën: Tifozët duan të shohin ndeshje të rëndësishme

24 shtator 2021 | 15:50

Superliga Evropiane krijoi një kaos të madhe në prillin e këtij viti ku shumë skuadra qëndruan mes tyre, por mes presionit të vazhdueshëm të UEFA-s, pjesa dërrmuese e klubeve bën prapakthehu, por në këtë veprim nuk bënë pjesë Real Madrid, Barcelona dhe Juventus.

Për të mbështetur idenë e tyre është Fenomeni Ronaldo i cili në një prononcim për “The Athletic” ka mbështetur Super Ligën: “Nuk është një ide e keqe. Tifozët duan të shohin më shumë ndeshje të rëndësishme. Dashamirët e futbollit duan ta shohin Realin të luajë kundër Milan, Inter, Manchester Cityt dhe PSG-së. Ne duam t’i shohim këto ndeshje pa pasur nevojë të presim për një çerekfinale apo gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ne kemi parë protesta në Angli, ndoshta sepse ideja nuk u shpjegua mirë ose u konceptua në një mënyrë të gabuar. Unë mendoj se projekti është potencial dhe se në të ardhmen do të ketë lajme për klubet dhe tifozët”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar…