Ronaldo: Me fat që jam në Itali
Cristiano Ronaldo ka festuar ditën e sotme 34 vjetorin e lindjes. Së bashku me shokët e skuadrës së Juventusit portugezi është shfaqur mjaft i lumtur.
“Jam i gëzuar që e festoj ditëlindjen time këtu. Dua t’i falënderoj të gjithë për meszhet dhe përzemërsinë. E këndshme të jesh në Itali”, u shpreh portugezi.
Kjo ishte ditëlindja e parë e tij si bardhezi. “Është përvojë e madhe dhe ndihem me fat që jam këtu në Seria A. Njërzit më trajtojnë shumë mirë, sidomos në Torino që është një qytet i bukur dhe i qetë. Familja është e lumtur që është këtu”, shtoi 34 vjeçari. Nuk mund të mungonte asnjë koment për ecurinë e Juves.
“Jemi të parët në ligë dhe jemi në Champions. Në fillim vit fituam trofeun e parë. Jemi të gatshëm për ndeshjen e rradhës”, përfundoi portugezi.