Ronaldo me një dedikim prekës për Pelen

29 dhjetor 2022 | 22:23

Legjenda e futbollit, braziliani Pele ka ndërruar sot në moshën 82 –vjeçare. Ai e humbi betejën pas një sëmundje të gjatë me kancerin.

Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo ka ardhur me një dedikim prekës për të.

“Ngushëllimet e mia më të thella për të gjithë Brazilin, dhe në veçanti për familjen e z. Edson Arantes do Nascimento. Një “lamtumirë” e thjeshtë për Mbretin e përjetshëm Pelé nuk do të mjaftojë kurrë për të shprehur dhimbjen që aktualisht përfshin gjithë botën e futbollit. Një frymëzim për kaq shumë miliona, një referencë nga dje, sot, përgjithmonë. Dashuria që tregonte gjithmonë për mua ishte reciproke në çdo moment që ndamë, qoftë edhe nga larg. Ai nuk do të harrohet kurrë dhe kujtimi i tij do të jetojë përgjithmonë në secilin prej nesh futbolldashësve. U prefsh ne paqe mbreti Pele”, shkroi Ronaldo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, duke komentuar…