
Ronaldo mendon rikthimin e bujshëm te Reali
01 prill 2025
| 11:43
Cristiano Ronaldo po mendon për një rikthim befasues te Real Madrid, pasi i përfundon kontrata me Al Nassr në fund të sezonit. Gazeta spanjolle “El Desmarque” raporton se 40-vjeçari shpreson të kthehet në Real Madrid gjatë verës dhe të luajë në Kupën e Botës për Klube.
Interi dhe Al Hilal janë të dy të interesuar për Ronaldon, i cili pritet të largohet nga Al Nassr në fund të sezonit. Lëvizja do të ishte e përkohshme, duke lejuar që Carlo Ancelotti të linte pushim lojtarët kryesorë përpara sezonit të ri në vend që t’i aktivizojë ata në një turne tjetër.
Mbetet për t’u parë nëse gjigantët spanjollë janë të interesuar të rikthejnë sulmuesin legjendar portugez, qoftë edhe përkohësisht.