Ronaldo merr masa ligjore kundër Juventusit
17 shtator 2023
| 09:36
Ylli i Al Nassrit, Cristiano Ronaldo, është duke ndërmarrë veprime ligjore kundër ish-klubit të tij Juventus.
“La Gazzetta dello Sport” thotë se Ronaldo po padit Juventusin për pagat e papaguara që dyshohet se i detyrohet.
Është raportuar se ai po kërkon të paguhet 19.9 milionë euro neto që ishte rezultat i një marrëveshjeje për t’i shtyrë pagat e tij gjatë muajve të parë.
Ronaldo është duke marrë masa pasi ka marrë dokumente nga Prokuroria Publike e Torinos si pjesë e çështjes “Prisma” kundër klubit.