Ronaldo – Messi, cili do të jetë golashënuesi i 2017-s?
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do ta luajnë të shtunën “El Classico” e tyre të veçantë, me qëllim të përfundimit si golashënuesi më i mirë i vitit 2017.
Të dy janë në nivelin e 53 golave për momentin, edhe pse portugezi ka luajtur më pak lojëra (59-63), kështu që mesatarja e tij është më e mirë: 0.90 gola për ndeshje, nga 0.83 e Messit. Lidhur me Lewandowskin, ai nuk mundi të shënojë ndaj Borussia Dortmundit në Kupën e Gjermanisë dhe nuk do të luajë përsëri në vitin 2017, ndërsa Cavani e mbylli vitin duke shënuar në ndeshjen e kaluar, ku PSG-ja fitoi 3-1 kundër Caen.
Harry Kane është i pesti, me 50 gola, edhe pse ka dy ndeshje të mbetura të Premierë Ligës para fundit të vitit (më 23 dhjetor kundër Burnleyt dhe më 26 dhjetor kundër Southamptonit). Klasikja, pra, do të jetë finalja përfundimtare e 2017-s për Ronaldon dhe Messin, shansi i tyre i fundit për të nënshkruar ndonjë gol tjetër dhe shpallur shënuesi më i mirë i vitit. Duke pasur parasysh precedentët, gjithçka është e mundshme. CR7 shënoi 42 nga 53 gola në vitin 2017 me fanellën e Real Madridit. Ato erdhën në këtë mënyrë: 19 në La Liga, 19 në Ligën e Kampionëve, një në Kupën e Mbretit, një në Superkupën e Spanjës dhe 2 gola në Botërorin për Klube.
11 gola të tjerë i ka realizuar me Portugalinë, duke e çuar kombëtaren e drejtuar nga Fernando Santos drejt kualifikimit për Kupën e Botës 2018. Leo Messi, ndërkohë, u përqendrua më shumë në rezultatin e tij të shënimit me Barcelonën: 49 gola me fanellën e katalanasve dhe vetëm 4 gola me Argjentinën. Dhe në mënyrë specifike: në La Liga shënoi 39 gola, plus 5 gola në “Copa del Rey”, 4 gola në Ligën e Kampionëve dhe një gol në Superkupën e Spanjës. Argjentinasi e përfundoi La Liga-n 2016-2017 si shënuesi maksimal (37 gola), edhe pse kjo nuk i mjaftoi Barçës për ta fituar titullin. Ronaldo e filloi sezonin e kaluar me më pak sukses dhe u rafinua në vitin 2017 me një hov përfundimtar të shpejtësisë në Ligën e Kampionëve.
Me fanellën e Real Madridit portugezi ka shënuar gjashtë gola në pesë ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve dhe dhjetë gola mes çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finales së kësaj Kupe Evropiane. Të shtunën “El Classico” do të na lejojë të shohim një kapitull të ri të duelit emocionues midis dy lojtarëve më të mirë në planet.