Ronaldo: Messi dhe Zidane janë lojtarët më të mirë që kam parë

18 nëntor 2022 | 13:31

Në intervistën “bombë” dhënë për Piers Morgan, në pjesën e dytë, Cristiano Ronaldo sulmoi edhe një herë ashpër trajnerin Ten Hag, flet për raportin e tij me Leo Messin dhe zbuloi ofertën shokuese që refuzoi gjatë verës, gjithashtu tregoi se çfarë do ta bënte të linte futbollin direkt.

“Trajneri më ka thënë se duhej të prisja rastin tim. E kuptoj, por nuk mund të më trajtosh si gjithë të tjerët”, u shpreh Ronaldo duke iu referuar sfidës kundër Tottenham ku refuzoj të futej në fushë si zëvendësues në minutat e fundit.

“Nëse më fut në fushë për tre minuta ndjej se po tallesh me mua. Nuk e fsheh që nuk kam një raport të mirë me trajnerin, ai nuk më respekton, për këtë arsye vendosa të largohesha nga fusha. Gjithsesi, të jem i sinqertë u bëra pishman që u largova nga stadiumi gjatë ndeshjes me Tottenham, ose jo, nuk e di, është e vështirë për ta shpjeguar, le të themi se më vjen keq. E vërteta është se ndihem i provokuar nga Ten Hag, nuk ekziston një trajner që të më fus në fushë vetëm për tre minuta. Me vjen keq, nuk jam ai tip lojtari”, u shpreh Ronaldo duke u ndalur më pas te raporti me Leo Messin: “Unë me të në një skuadër? Gjithçka është e mundur. E sigurt është se do të shisnim shumë fanella. Nuk kemi qenë kurrë për një darkë së bashku, do të më pëlqente. Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm, magjik. Kemi ndarë skenën për 16 vite dhe kemi një raport të mirë. Nuk jemi miq, por është si një shok skuadre, një person që e respektoj shumë, për mënyrën se si flet për mua. Për mënyrën se si bashkëshortja e tij flet për bashkëshorten time. Mund të them vetëm gjëra të mira për Messin. Është lojtari më i mirë që kam parë, së bashku me Zidane”.

“Nëse Portugalia fiton Botërorin nuk më intereson se kush fiton. Në finale me Argjentinën e Messit? Nëse fitojmë 3-2 dhe unë shënoj golin e fitores tërhiqem direkt nga futbolli”, u shpreh Ronaldo, i cili ndër të tjera pranoi se gjatë verës kishte refuzuar një ofertë prej 350 milionë euro të ardhur nga Arabia Saudite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri,…