Ronaldo mohon akuzat për përdhunim
03 tetor 2018
| 17:12
Cristiano Ronaldo ka mohuar vërtetësinë e akuzave për përdhunim. Ylli i Juventus insiston se ka një ndërgjegje të pastër dhe do të presë me qetësi rezultatin e investigimit.
“I mohoj në mënyrë kategorike akuzat ndaj meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm. Megjithëse dua që këto akuza të largohen sa më shpejtë, refuzoj të them gjëra që do t’i shërbenin spektaklit mediatik të krijuar nga njerëz që kanë në mendje vetëm të promovojnë veten e tyre në kurrizin tim. Ndërgjegjja ime e pastër do të më lejojë të pres me qetësi rezultatin e investigimit të kësaj çështjeje”, ka thënë Ronaldo, i cili është akuzuar nga një grua amerikane për përdhunim në një hotel të Las Vegasit më 2009.