Ronaldo mposhti Tottenhamin
Cristiano Ronaldo është Cristiano Ronaldo. Ylli portugez ka zhvilluar një super ndeshje ndaj Tottenhamit, duke shënuar tripletë për ti dhënë ekipit të tij 3 pikë shumë të rëndësishme.
37-vjeçari zhbllokoi shifrat në minutën e 12-të me një super gol nga distanca, por Harry Kane do të kundërpërgjigjej me një gol nga pika e bardhë.
Gjithsesi pa kaluar as tri minuta, portugezi do të rikthente sërish ekipin e tij në avantazh. Në fraksionin e dytë, Maguire bën një gabim trashanik duke e dërguar topin në rrejtën e portës së tij në minutën e 72-të. Për të shpëtuar mbrojtësin anglez mendon Ronaldo, i cili do të shënonte një gol të bukur me kokë. Ky është goli i 807 në karrierë, askush si ai në futbollin profesionist nuk ka shënuar më shumë deri më tani.
Kjo ishte tripleta e parë për të pas rikthimit në Old Trafford, ndërkohë që United merr përkohësisht vendin e katërt me 50 pikë, dy më shumë se Arsenali, por këta të fundit kanë 4 ndeshje më pak të luajtura.