Ronaldo: Mund ta përmbysim rezultatin ndaj Lyonit
28 shkurt 2020
| 18:24
Cristiano Ronaldo ka bërë me dije se nuk janë të lumtur pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë kundër Olympique Lyon.
Portugezi ka shprehur besimin se “Zonja e Vjetër” mund të përmbys rezultatin dhe të kualifikohet në fazën tjetër.
“Këto gjëra mund të ndodhin, është futboll. Nuk jemi të lumtur që kemi humbur, por është normale. Ndeshjet e Ligës së Kampionëve janë të vështira, ne jemi të zhgënjyer, por ne kemi ndeshjen e dytë në shtëpi dhe kemi vetëbesim. Jemi të relaksuar, të fokusuar dhe të përgatitur për ndeshjen tjetër, kundër Inter” ka thënë ndër të tjerash Ronaldo.