Ronaldo mund të përfundojë në PSG

07 mars 2022 | 16:16

Cristiano Ronaldo mund të përfundojë në Paris Saint-Germain (PSG) gjatë verës që vjen.

Veterani portugez në fakt mund ta bëjë një lëvizje të tillë nëse Manchester United nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër.

Lajmin e ka bërë me dije “Football Transfers”.

37-vjeçari ka udhëtuar për në Portugali për ta menduar të ardhmen pasi United humbi 1:4 nga Manchester City, teksa portugezi ka munguar shkaku i lëndimit.

Nëse largohet nga “Old Trafford”, zgjedhja e parë e Ronaldos do të jetë PSG-ja.

Aty, ai mund të luajë përkrah dy rivalëve, Lionel Messi e Neymar, derisa Kylian Mbappe pritet t’i bashkohet Real Madridit në verë.

Pra, do të ishte e jashtëzakonshme ta shohim Ronaldon duke luajtur me Messin në të njëjtin ekip.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe e ka tronditur  sot Paris Saint-Germainin (PSG). Futbollisti…