Ronaldo mund të ribashkohet me Zidane

14 prill 2023 | 12:28

Nuk është vetëm Jose Mourinho një nga objektivat e skuadrës së Al Nassr, klub ku luan dhe Cristiano Ronaldo. Sipas asaj që raporton CBC Sport, një nga objektivat e mundshëm është strategu francez, Zinedine Zidane.

Ronaldo më parë është stërvitur nga Zidane, ndaj dhe një ribashkim i mundshëm mund të jetë mëse i mundshëm. Francezi gjithsesi ka qenë shumë selektiv për të ardhmen e tij. Nëse nuk shkon as ai dhe as Mourinho, atëherë një opsion i mundshëm është Jorge Mendes, i cili ka kontratë me Fenerbahçe deri në fundin e këtij sezoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në raportimin në…