![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/03/ronaldo.png)
Ronaldo mungon ndaj Ajaxit
02 prill 2019
| 11:44
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka pranuar se Cristiano Ronaldo do ta ketë shumë të vështirë të riaftësohet në kohë për ndeshjen e parë kundër Ajaxit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ronaldo është duke u shëruar nga një lëndim që e pësoi javën e kaluar në një ndeshje kualifikuese për Kampionat Evropian mes Portugalisë dhe Serbisë.
“Cristiano po punon mirë, por vështirë se do të jetë i gatshëm për ndeshjen tonë kundër Ajaxit. I kemi nëntë ditë për ta vlerësuar gjendjen e tij”, ka thënë Allegri.