![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-larte.jpg)
Ronaldo nderon Marcelon: Karrierë e pabesueshme, më shumë se sa një shok ekipi për mua
Në moshën 36-vjeçare Marcelo Vieira da Silva Junior, ose më thjesht Marcelo, vendosi të varë këpucët dhe t’i thotë lamtumirë futbollit të luajtur.
“Historia ime si lojtar përfundon këtu, por kam ende shumë për t’i dhënë futbollit. Faleminderit shumë”, ka komentuar mbrojtësi i majtë brazilian në videon prekëse të publikuar në rrjetet sociale. Shumë sportistë dhe ish-shokët e skuadrës, si dhe Real Madridi (i përmendur shumë herë nga Marcelo në video) komentuan lajmin, duke i transmetuar ngrohtësi lojtarit dhe nuk hezituan t’i kushtojnë fjalë të ëmbla dhe falenderime për atë që i ka dhënë botës së futbollit. Nuk mund të mungonte as Cristiano Ronaldo, me të cilin ka pasur gjithmonë një lidhje të veçantë, të lindur në kohët e lavdishme të kaluara së bashku në Casa Blanca.
“Vëllai im, çfarë karriere e pabesueshme! Kemi jetuar shumë bashkë, kanë qenë vite pushtimesh, fitoresh dhe momentesh të paharrueshme. Më shumë se një shok ekipi, një shoqërues për jetën time. Faleminderit për gjithçka, mik. Të uroj gjithë të mirat në këtë fazë të re të jetës”, mesazhi i CR7. Së bashku ata kanë ngritur katër Liga të Kampionëve(2014, 2016, 2017 dhe 2018), tre Kupa të Botës për Klube, tre Superkupa UEFA, dy La Liga, dy Kupa të Mbretit dhe dy Superkupa të Spanjës.