Ronaldo në Juventus deri në vitin 2023

12 shkurt 2021 | 07:40

Ylli portugez Cristiano Ronaldo do të jetë pjesë e Juventusit deri në verën e vitit 2023. Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se portugezi është pajtuar ta rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2022 edhe për një vit tjetër.

Thuhet se marrëveshja mes palëve është arritur dhe gjithçka pritet të bëhet zyrtare brenda këtij muaji. Detajet e marrëveshjes së re të Ronaldos nuk janë zbuluar, por portugezi aktualisht te Juventusi ka një pagë vjetore prej 30 milionë eurosh.

Sulmuesi 36-vjeçar këtë sezon ka shënuar 23 gola në 25 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat. Ai është pjesë e Juventusit prej vitit 2018 kur u transferua nga skuadra e Real Madridit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ngjarjet e datës 12 shkurt 2021 Ministri i Shëndetësisë Armend…