Ronaldo nesër rikthehet në Itali

27 prill 2020 | 20:04

Cristiano Ronaldo do t’i jap fund izolimit në Madeira të Portugalisë.

Ylli portugez i Juventus, Cristiano Ronaldo, është gati të kthehet në ambientet e Torinos, për t’iu bashkuar planit të Juves për rikthimin në seancat stërvitore. Sipas planeve, skuadrat e Serie A do të rifillojnë seancat stërvitore nga 4 maji.

Skuadrat kështu u kanë bërë thirrje lojtarëve të huaj që të kthehen në Itali. Sipas raportimeve të medieve italiane, Ronaldo do të kthehet në Itali gjatë ditës së nesërme.

Ronaldo i ka kaluar javët e pandemisë në Madeira, në vendlindjen e tij.Numri 7 i Juventus duhet të kalojë 2 javë të tjera në vet-izolim në Itali, para se të kthehet në stërvitje me skuadrën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kohën kur po qarkullojnë lajme për vdekjen e udhëheqësit…