Ronaldo: Neymari e fiton “Topin e Artë”
Ish-sulmuesi i Real Madridit, Ronaldo, ka folur mbi përplasjen e ish-ekipit të tij të bardhë, Real Madrid, me PSG-në në Ligën e Kampioneve.
“Fenomeni” e ka bërë këtë në një prononcim për “SFR Sport”, teksa ndodhej në Paris, i ftuar special i Neymar. Braziliani ka pranuar se do t’i pëlqente të ishte pjesë e skuadrës pariziene në një pikë të karrierës së tij, teksa ka udhëtuar shumë herë në kryeqytetin francez, ku ndihet si në shtëpi: “Ka klube, me të cilat do të më pëlqente të luaja, nëse do të isha në aktivitet. Një prej tyre është PSG. Unë kam ardhur në Paris disa herë. Jeta ime ka qenë kaq shumë herë e lidhur me këtë qytet, sa ndihem si parizien, por kurrë nuk e kisha këtë mundësi”. Ronaldo ka pranuar se kurrë nuk kishte një ofertë zyrtare nga PSG: “Kam luajtur në klube të mëdha evropiane. Karriera ime më mori në Itali, Spanjë dhe Holandë”. Pikërisht Ronaldo, me fanellën e Barcelonës, shënoi ndaj PSG në finalen e “Recopa”, takimi që përfundoi 1-0. Në fund lavdëroi edhe bashkëkombasin e tij, Neymar: “Ai ka gjithçka për ta fituar “Topin e Artë” në Paris”.