Ronaldo nuk e bind Tuchelin?

10 korrik 2022 | 14:20

Trajneri i Chelseas, Thoma Tuchel nuk po bindet për transferimin e Cristiano Ronaldos në “Stamford Bridge”.

E ardhmja e Ronaldos mund të jetë larg Manchester United.

Ylli portugez ka edhe një vit kontratë me “Djajtë e Kuq”, por nuk duket i lumtur në “Old Trafford”.

Chelsea është ekipi që po kryeson garën për të marrë shërbimet e Ronalsos.

Por sipas “Daily Mail”, Thomas Tuchel nuk është shumë i interesuar për nënshkrimin e portugezi.

Gjermani dëshiron t’i japë rrjedhshmëri sulmit me dy afrimet e mundshme, Sterling dhe Raphinha në krahë së bashku me Havertz dhe ai mendon se Cristiano do ta kushtëzonte atë plan.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e 37-vjeçarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 33-vjeçar dhe 38-vjeçar kanë rënë në një bunar mesditën…