Ronaldo: Nuk kam pasur marrëdhënie të këqija me Messin, rekordet tona vështirë të arrihen
Cristiano Ronaldo nuk heziton të përmendë emrin Leo Messit, rivali i tij më i madh në historinë e thuajse dy dekadave futboll në Evropë. Që të dy së bashku kanë fituar kampionate në Spanjë, Angli, Itali dhe Francë, teksa kanë fituar edhe me kombëtaret përkatëse, me Ronaldon që u shpall fitues i Kampionatit Evropian, ndërsa Messi i Kupës së Amerikës Latine dhe Botërorit.
Në një intervistë për “La Sexta”, Ronaldo sqaroi se ai asnjëherë nuk ka pasur probleme me Messin, pavarësisht debateve të shumta nga tifozët e të dyve.
“Unë kurrë nuk kam pasur një marrëdhënie të keqe me Messin, përkundrazi”, ka thënë Ronaldo.
Kur u pyet nëse bota do të sheh ndonjëherë ndonjë lojtar profesionist që arrin shifrat e Messit dhe Ronaldos, portugezi tha se kjo është pak e mundur. “Shpresoj që po, do të ishte e mirë për futbollin, por mendoj se ka pak gjasa”, ka përfunduar Ronaldo.