Ronaldo nuk lejon që Unitedi të mposhtet nga Atalanta (video)

02 nëntor 2021 | 23:01

Cristiano Ronaldo me dy golat e shënuara kundër Atalantës ishte vendimtar që Manchester United mos të mposhtet në këtë ndeshje, e cila përfundoi 2-2.

Iliqiq shënoi golin e parë për vendasit në minutën e 12-të, kurse në fund të pjesës së parë e barazoi Cristiano Ronaldo. Duvan Zapata realizoi për 2-1, por Ronaldo e barazoi rezultatin në minutat shtesë për të vulosur rezultatin final 2-2.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Vilarreali e mposhti Young Boysat me rezultat 2-0.

Sonte në kuadër të grupit H, Juventusi shënoi fitore ndaj Zenitit me rezultat 4-2. Në këtë grup me herët sonte shënoi fitore edhe Chelsea kundër Malmos (0-1).

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eliminimi i Sabianit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri…