Ronaldo: Para gjashtë muajsh më morët për të çmendur

07 shtator 2023 | 13:04

Cristiano Ronaldo ka folur në lidhje me rivalitetin me Lionel Messin, kurse është rikthyer të flasë edhe për Arabinë Saudite. Ky vend ka shpenzuar miliona pafund, duke tërhequr disa emra të tjerë të mëdhenj në kampionatin vendas, normalisht pasi shkoi Cristiano Ronaldo.

“Kampionati saudit është i bukur, por ju gjykoni pa i parë ndeshjet. Është një ligë e mirë dhe e fortë. Po e shihni vetë se çfarë po ndodh me afatet kalimtare dhe afrimet”, ka thënë Ronaldo. Portugezi i famshëm e ka kujtuar deklaratën e tij të dhënë para disa muajsh, kur kishte thënë se Superliga e Arabisë do të kthehet në pesë kampionatet më të forta në botë.

“Unë e dija se do të ndodhte kështu në Arabi. E thashë gjashtë muaj më parë, por më morën për të çmendur… Por, në fund të fundit po rezulton se i çmenduri nuk është kaq i çmendur. Dhe po rezulton të jetë normale të luash në Arabinë Saudite. Për mua ishte një privilegj i madh të ndryshoja kulturën e një vendi në aspektin futbollistik dhe të shihja yje të mëdhenj të shkojnë në Arabinë Saudite”, ka thënë sulmuesi i Al-Nassr.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reagim i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive…