Ronaldo, pas eliminimit: Krenarë për rrugën tonë, dhamë gjithçka

28 qershor 2021 | 13:57

Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë nga “Euro 2020”. Ylli i Juventusit pas disa orësh ka dhënë një mesazh krenarie për shokët si dhe falënderoi tifozët.

“Ne nuk morëm rezultatin që donim dhe u larguam nga turneu më herët sesa pritej. Por jemi krenarë për rrugën tonë, kemi dhënë gjithçka për të konfirmuar veten si kampionë të Evropës. Si grup lojtarësh kemi treguar se ende mund t’i japim shumë gëzim portugezëve. Tifozët tanë kanë qenë të palodhur në mbështetjen e ekipit nga fillimi deri në fund. Ishte për ta, që ne vrapuam dhe luftuam, për ta justifikuar besimin që ata vendosën tek ne. Nuk ishte e mundur të arrinim atje ku të gjithë donim, por mirënjohja jonë për tifozët është e sinqertë dhe e thellë. Urime Belgjikës dhe suksese të gjitha ekipeve që vazhdojnë në garë. Sa për ne, do të kthehemi më të fortë. Forca Portugalia!”, ka thënë Ronaldo.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha nga…