
Ronaldo për herë të parë tregon pse nuk është martuar ende me Georginan
Futbollisti i famshëm, Cristiano Ronaldo, ka adresuar spekulimet mbi martesën me partneren e tij prej vitesh, Georgina Rodriguez. Dyshja janë në një lidhje dashurie që nga viti 2016 dhe kanë ndërtuar një familje të madhe së bashku, por ende nuk kanë zyrtarizuar bashkimin e tyre.
Në dokumentarin e Netflix “I Am Georgina”, Ronaldo theksoi se martesa është një vendim i përbashkët: Ndërkohë, Georgina ka treguar se miqtë e saj shpesh bëjnë shaka me këngën e Jennifer Lopez “The Ring”, duke e pyetur kur do të vijë unaza e shumëpritur. Spekulimet u shtuan edhe më shumë kur, gjatë një fjalimi në “Globe Soccer Awards”, Ronaldo iu referua Georginës si “gruaja ime”, duke ngritur dyshime për një martesë sekrete. Së bashku, ata kanë dy vajza biologjike, Alana Martina dhe Bella Esmeralda, ndërsa Georgina është gjithashtu njerka e përkushtuar për tre fëmijët e tjerë të Ronaldos: Cristiano Jr. dhe binjakët Eva dhe Mateo.
Raportet sugjerojnë se ajo është regjistruar ligjërisht si nëna e të pesë fëmijëve, duke rritur pritshmëritë se çifti do ta kurorëzojë dashurinë e tyre shumë shpejt.